
- 対象年齢17+
- カテゴリファイナンス
- 開発元eReja
- 言語英語
- サイズ80.1 MB
eRejaは現在App Storeで入手できない可能性があります
前回の確認時、ストアのページにアクセスできませんでした。リンク先は引き続きApp Storeの公式ページです。
スクリーンショット
概要
開発元はこのテキストをお使いの言語で提供していません。
Teknologji në funksion të kohës
Merrni dhe dërgoni para nga e gjithë bota, këmbeni valutë dhe paguani faturat, gjithçka nga telefoni juaj.
PSE eReja?
Me eReja keni në telefon një portofol digjital të sigurt, të licencuar nga Banka e Shqipërisë si Institucion i Parasë Elektronike.
Si partner ekskluziv i MoneyGram International në Shqipëri, ju lidhim me të gjithë botën: merrni, dërgoni, këmbeni dhe paguani shpejt, thjesht dhe me transparencë të plotë.
ÇFARË MUND TË BËNI ME eReja
Merrni dhe dërgoni para nga e gjithë bota me MoneyGram
Me eReja keni akses në një nga rrjetet më të mëdha të transfertave të parave në botë.
• Merrni para nga të afërmit kudo në botë, direkt në portofolin tuaj eReja, brenda pak minutash.
• Dërgoni para jashtë vendit drejtpërdrejt nga aplikacioni.
• Tërhiqni paratë tuaja cash në çdo pikë AK Invest MoneyGram, në të gjithë Shqipërinë.
Këmbeni valutë me kursin më të favorshëm
Këmbimi bëhet në çdo moment, direkt nga telefoni juaj.
Tri llogari në një portofol: Lek, Euro, Dollar
Menaxhoni njëkohësisht llogarinë tuaj në Lek, Euro dhe Dollar, të gjitha në një vend.
Dërgoni para me 0 komision
Nga aplikacioni juaj eReja te çdo përdorues tjetër eReja: paratë mbërrijnë në çast, pa komision.
Mbushni llogarinë tuaj:
• Me kartë bankare debiti ose krediti.
• Pa llogari bankare, në një nga mbi 400 agjentët tanë në të gjithë Shqipërinë.
• Duke kërkuar para nga një përdorues tjetër eReja.
Paguani me një skanim:
Te tregtarët me logon eReja, skanoni kodin QR në faturë dhe pagesa kryhet menjëherë.
Faturat e shërbimeve, direkt nga telefoni
Paguani energjinë elektrike, ujin, internetin, telefonin dhe shumë të tjera, direkt nga aplikacioni: pa radhë dhe pa sportele.
Kontroll i plotë, në kohë reale
Shikoni balancën, historikun e transaksioneve dhe planifikoni buxhetin tuaj në çdo moment.
Në eReja do të gjeni vazhdimisht shërbime dhe mundësi të reja, për t'ju thjeshtuar jetën çdo ditë.
SIGURIA PËR JU
Paratë dhe të dhënat tuaja janë të mbrojtura në çdo hap.
• E licencuar nga Banka e Shqipërisë si Institucion i Parasë Elektronike, nën mbikëqyrjen e saj.
• E certifikuar me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 27002 për sigurinë e informacionit.
• Identifikim digjital dhe nënshkrim elektronik i kualifikuar (QES), për verifikim të sigurt të identitetit tuaj.
• Të dhënat tuaja janë të sigurta: përpunohen vetëm sipas Politikës së Privatësisë së eReja: https://ereja.al/termat-dhe-kushtet/
FILLONI SOT
1. Shkarkoni aplikacionin eReja nga App Store.
2. Regjistrohuni dhe hapni llogarinë në portofolin tuaj digjital.
3. Mbushni llogarinë dhe nisni të dërgoni, merrni, e paguani.
Enough to be anywhere
新機能
バージョン 1.3.27 · 2026/11/20
Permiresime per pajisje specifike
アプリのプライバシー
このアプリのデータの取り扱いについて、eRejaがApp Storeで申告している内容です。
-
ユーザーに関連付けられたデータ
収集され、ユーザーの識別情報に関連付けられる場合があります。
- 財務情報
- 連絡先情報
- ユーザーコンテンツ
- ID
プライバシーの取り扱いは、ご利用の機能やお客様の年齢などに応じて異なる場合があります。
情報
- 販売元
- eReja SH.P.K
- カテゴリ
- ファイナンス
- バージョン
- 1.3.27
- 更新日
- 2026/11/20
- リリース
- 2022/3/8
- サイズ
- 80.1 MB
- 必要条件
- iOS 15.0以降
- 対象年齢
- 17+
- 言語
- 英語
- 著作権
- © eReja SHPK















